Si ta martoj vajzën jetime të cilës nuk i dihen prindërit e vërtetë?

Pyetje: Selam alejkum. Deshta te pyes se si eshte puna rreth nje motre muslimane te cilen e kane marre ne jetimore. Atyre qe ajo ju thote nënë dhe babë n’realitet nuk i ka asgjë. Unë jam i interesuar qe ate ta kerkoj per grua por “prinderit e saj” te cilet e kane rritur nuk jane praktikues te Islamit. Ajo eshte e re ne moshe. Keshtuqe a ben nje sqarim inshallah sa me shpejte, se me duhet pergjigjja juaj, nuk di si te veproj. Allahu te ruajt, selam alejkum.  

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.  

Së pari: Adoptimi i fëmijëve në Islam është i ndaluar. Lexo në lidhje me këtë përgjigjen e pyetjes: A lejohet adoptimi i fëmijëve në Islam?   

Së dyti: Nuk lejohet të martohet muslimanja pa lejen e përgjegjësit të saj dhe nëse e bën këtë, martesa e saj llogaritet e pavlerë.   

Së treti: Nëse muslimanja nuk e di prindin e saj të vërtetë, atëherë përgjegjësia e saj kalon tek anëtarët tjerë të familjes, si: vëllau, djali (nëse ka djalë prej martesës së mëhershme) etj. nëse ndonjëri prej këtyre gjendet.. E nëse asnjë prej anëtarëve të familjes së saj nuk njihen, atëherë rolin e përgjegjësit të saj mund ta luaj gjykatësi islam, apo ndonjë hoxhë i drejtë në vendin ku jeton ajo dhe nuk mund të bëhet përgjegjës personi që e ka adoptuar atë. E nëse ajo është e kënaqur me ofertën e martesës që i bëhet dhe përgjegjës bëhet dikush prej njerëzve dhe hoxhallarëve të drejtë dhe plotësohen kushtet tjera të martesës, atëherë martesa e tillë është e lejuar dhe në rregull sipas Sheriatit Islam.  

Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Ajo që nuk ka përgjegjës, nëse ka në vendin e saj zëvendës kryetari, ai mund ta martojë atë (me atë që pranon ajo).. ose kryetari i fshatit, ose imami i rrespektuar mund ta martojë atë me lejen e saj.. (Fetava 32/35)  

Kështuqë vajza e cila është jetime dhe familja e saj është e panjohur për të, mund të merr si përgjegjës dikë prej hoxhallarëve të cilët jetojnë në vendin e saj, në mënyrë që martesa e saj të jetë legjitime.  

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...