Cili është emri më i madh i Allahut?

Pyetje: Selam alejkum. A eshte e vertete qe emri i 100 i Allahut te cilin nuk e din kush pos Tij teala eshte ne suren Kul huvallahu ehad, por Allahu e din se cili eshte ai?   

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.  

Emri më i madh i Allahut është përmendur në disa argumente, të cilat tregojnë se nëse njeriu e lutë Allahun me atë emër, i pranohet lutja dhe i plotësohet kërkesa e tij.  

Thotë Muhamedi (salallahu alejhiveselem): “Emri më i madh i Allahut, është në këto tri sure: Bekareh, Ali Imran dhe Ta Ha”. (Transmeton Ibn Maxheh 3856 dhe Shejh Albani këtë hadith e cilëson si të mirë)  

Gjithashtu Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) e dëgjoi një person duke u lutur dhe duke thënë: “Allahume inni es’eluke enni eshhedu enneke ente Allah, la Ilahe il-la Ente El-Ehad Es-Samed El-ledhi lem jelid ve lem juled, ve lem jekun lehu kufuven ehad”, dhe tha: “E ke lutur Allahun me emrin me të cilin nëse i kërkohet ndonjë gjë Ai të jep dhe nëse i lutet për ndonjë gjë Ai përgjigjet”. (Transmeton Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe Ibn Maxheh, dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë)  

E pastaj, dijetarët janë ndarë deri në katërmbëdhjetë mendime se cili është emri më i madh i Allahut. Këto mendime i ka cekur Imam Ibn Haxher El-Askalani duke përmendur emrat: 1-Huve, 2-Allah, 3-Allahur Rahmanur Rahim, 4-Er-Rahmanur Rahimul Hajjul Kajjum, 5-El-Hajjul Kajjum, 6-El-Hannanul Mennan Bediussemavati vel erdi Dhul Xhelali vel Ikram, 7- Bediussemavati vel erdi Dhul Xhelali vel Ikram, 8- Dhul Xhelali vel Ikram, 9-Allahul ledhi la Ilahe il-la Huve El-Ehad Es-Samed El-ledhi lem jelid ve lem juled, ve lem jekun lehu kufuven ehad, 10-Rabb, 11-La ilahe il-la Ente subhaneke inni kuntu mine dhalimin, 12-Huve Allah Allah Allah Eledhi la Ilahe il-la Huve Rabbul Arshil Adhim, 13-I fshehur në emrat e bukur, 14-La Ilahe il-la Allah. (Fet’hul Bari 11/224)  

E pas të gjitha këtyre mendimeve, shumica e dijetarëve janë të mendimit se emri më i madh i Allahut është emri: Allah.  

Ndërsa pasj tij më afër është mendimi i dijetarëve të cilët thonë se emri më i madh është: El-Hajjul Kajjum. (Këtë mendim e përkrahë edhe Imam Ibn Uhejmini (rahimehullah) dhe dijetarë të tjerë).  

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami  

You may also like...