Zgjohem natën, frikohem, shoh ëndërra të këqia.. si të veproj?
Pyetje: Esselamu alejkum Hoxh i ndëruar. Jam nje moter muslimane, i kam 23 vjet dhe prej moshes 12 vjeqare qohem jerem, bertas dhe kur te qohem naten nga gjumi shoh forma dhe sene sikur te ishin ulur te krevati im dhe morin ngadale frym dhe me shikojn. Kjo është sikur te isha qute, por prap si në ëndër. Ju lutem me tregoni se si duhet te veproj ne këto momente dhe shka është ma e mira per mua?
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Motër e nderuar, të gjitha këto gjëra janë prej djallit të mallkuar, andaj edhe ju këshillojmë që t’i merrni të gjitha shkaqet nëpërmjet të cilave e mbroni veten tuaj, si:
1-Falja e namazit rregullisht, ngase personi i cili nuk e falë namazin, ai ia ka hapur derën shejtanit për të bërë me të çdo gjë që ai dëshiron.
2-Qëndrimi me abdes dhe e pastër, ngase abdesi është armë e muslimanit.
3-Lutjet e vazhdueshme dhe të sinqerta ndaj Allahut (azzevexhel), që t’i largojë këto gjëra prej jush dhe të qetësojë zemrën dhe shprtin tuaj.
4-Dhikri (përmendja e Allahut) në mëngjes dhe mbërmje, e sidomos:
-Në çdo mbrëmje të thuhet: “Eudhu bikelimatilahit-tammat min sherri ma halek”, (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsorura të Allahut, prej çdo gjëje që ka krijuar). (Tri herë)
-Të thuhet në çdo mëngjes dhe mbrëmje: “Bismilahil-ledhi la jedurru measmihi shej’un fil erdi ve la fis-sema’, ve huves semiul alim”, (Në emër të Allahut, me emrin e të Cilit nuk bën dëm asgjë që është në tokë dhe në qiell, dhe ai është Dëgjues dhe i Ditur). (Tri herë)
-Të thuhet në çdo mëngjes, mbrëmje dhe para gjumit: Ajetul Kursij, sureja Ihlas (Kul Huvallahu Ehad), sureja Felek dhe sureja Nas. (Suret përveç Ajetul Kursij, nga tri herë)
Dhe shumë lutje tjera me të cilat na ka porositur Pejgamberi (salallahu alejhi veselem), e të cilat mund t’i gjeni në librin e vogël dhe shumë të dobishëm, të titulluar: Mburoja e muslimanit.
Gjithashtu duhet të keni parasyshë se ëndërrat e këqia dhe gjërat që ju paraqiten sikur në ëndërr, të gjitha janë prej shejtanit. Ndërsa Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) thotë: “Nëse dikush prej jush sheh ndonjë ëndërr që e dëshiron (ëndërr të mirë), ajo është prej Allahut, le ta falenderon Allahun për të dhe le ta tregon atë. E nëse sheh atë që nuk e dëshiron (ëndërr të keqe), ajo është prej shejtanit, le të kërkojë mbrojtje (tek Allahu) prej saj dhe mos t’ia tregojë askujt atë, se ajo (ëndërr) nuk do t’i bëjë dëm atij”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Dhe thotë: “Ëndërra e mirë është prej Allahut, ndërsa ëndërra e keqe është prej shejtanit. E kush sheh ndonjë gjë që e urren, le të pështyjë (vetëm me maje të gjuhës) në të majtën e tij tri herë dhe le të kërkojë mbrojtje (tek Allahu) prej shejtanit, se ajo (ëndërr) nuk do t’i bëjë dëm atij”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Ndërsa në transmetimin e Muslimit thotë: “..Le të kërkojë mbrojtje tek Allahu prej shejtanit tri herë, e pastaj le të kthehet në anën e kundërt prej anës në të cilën ka qenë”.
Kështuqë përfundimisht ju këshillojmë: Të falni namazin rregullisht, të qëndroni me abdes, të lutni Allahun që të ju mbrojë nga çdo e keqe, të bëni dhikrin e mëngjesit, mbëmjes dhe para gjumit, të pështyni tri herë në anën e majtë nëse shihni ndonjë ëndërr të keqe, të kërkoni mbrojte tek Allahu prej shejtanit dhe këto ëndërra mos t’ia tregoni askujt.
Ndërsa ne e lusim Allahun (azzevexhel) që të përmirësojë gjendjen tuaj dhe të gjithë muslimanëve të cilët e kanë këtë brengë dhe vuajnë nga ky stres. Amin
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami