A obligohet femra që t’i mbulojë këmbët në namaz?

Pyetje: Esselamu alejkum hoxhe i nderum. A me lejohet qe te bej namaz pa qorapa ne shtepi, dhe a me lejohet te lexoj Kur’an pa mbulese? Esselamu alejkum. Allahu ju ruajt.  

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.  

Sa i përket mbulimit të këmbëve për femrat në namaz, dijetarët kanë ndryshuar mendimet e tyre:    Shumica e dijetarëve e kanë obliguar atë, duke u bazuar në një hadith në të cilin Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) urdhëron Ummu Selemen për mbulimin e këmbëve në namaz. (Hadithin e transmeton Ebu Davudi dhe Bejhekiu, mirëpo ky hadith është i dobët)  

Ndërsa mendimi tjetër i dijetarëve është se lejohet që muslimanja të falet me këmbë të zbuluara (nën zogun e këmbës), ngase hadithi që e obligon një gjë të tillë është i dobët dhe nuk mjafton për argument. Ky është mendimi i Imam Ebu Hanifes, si dhe i Shejhul Islam Ibn Tejmijes dhe dijetarëve të tjerë. (Fetava 22/123)  

Kështuqë mendojmë se lejohet namazi me këmbë të zbuluara për muslimanen, nëse atë nuk e shikojnë meshkuj të huaj, edhepse më e mirë për të është që t’i mbulojë këmbët e saj në namaz. (Sahih Fikhu Suneh 1/301)  

Ndërsa për leximin e Kur’anit pa mbulesë, lexo: A lejohet leximi i Kur’anit pa abdes dhe pa shami?  

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami  

You may also like...