Si duhet të veprojë shtatzëna gjatë muajit të agjërimit?

Pyetje: Selamualejkum hoxhe i nderuar. Kam nje pyetje: Tani fillon agjerimi elhamdulilah, po deshta me dite nese nje grua eshte shtatzene a mund te agjeroj, a ka ndonje pengese per femiun, dhe nese nuk agjeron per shkak te shtatzenise a e ka te lejuar? Ju lutem per nje pergjigje sa me te shpejte. Selamualejkum, Allahu ju shperblefte dhe ua lehtesofte muajin e Ramazanit.

 

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Gruaja e cila është shtatzënë dhe mendon (apo konsultohet me mjeken e saj për këtë) se agjërimi mund të dëmtojë foshnjën e saj, ka të drejtë që ta prishë agjërimin.

Ndërsa për kompenzimin e ditëve të paagjëruara, ajo duhet (për çdo ditë që nuk e agjëron) të ushqejë nga një të varfër me një ushqim mesatar. Ky është mendimi i Abdullah ibn Abasit dhe Abdullah ibn Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy).

Lexo më gjërësisht në lidhje me këtë: Si duhet të veprojë gjidhënësja gjatë muajit të agjërimit?

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...