A pranohet namazi i femrave që nuk janë të mbuluara?

Pyetje: Selam alejkum! A mund te na spjegoni se si eshte gjykimi i vajzave qe falen por nuk kane mbulese, dhe sa eshte i vlefshem namazi i tyre?  

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.  

Mbulesa është obligim prej Allahut (azzevexhel) të cilin duhet ta rrespektojë motra muslimane. Dhe Ai që e ka obliguar atë me namaz, është Ai që e ka obliguar atë me mbulesë.  

Ndërsa sa i përket namazit të tyre (motrave që nuk janë të mbuluara), namazi i tyre është në rregull dhe i pranuar nëse plotësohen kushtet e tij. Dhe jombulesa e tyre jashtë namazit, nuk mangëson asgjë në namazin e tyre. Bile falja e namazit rregullisht, është shkak i cili ndihmon shumë që ato më pas t’i nënshtrohen plotësisht Krijuesit dhe të zbatojnë urdhërin e Tij për mbulesën e tyre.  

Kështuqë, namazi i tyre shpresojmë të jetë në rregull (nëse mbulohen në namaz), ndërsa për mosmbulesën e tyre (jashtë namazit) kanë mëkat para Allahut (azzevexhel), nga i cili duhet të largohen dhe të pendohen.  

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...