A lejohet kontakti oral në Islam?

Pyetje: Selamun Alejkum! A lejohet oralja dhe cilat gjera jane te ndaluara gjat mardhenieve intime me bashkeshorten?  

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.  

Çdo gjë është e lejuar ndërmjet bashkëshortëve gjatë marrëdhënieve intime, përpos:  

1-Marrëdhëniet intime gjatë kohës së hajdit (menstruacioneve) dhe nifasit (lehonisë): Thotë Allahu (azzevexhel): “Të pyesin ty për menstruacionin. Thuaj: Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. (Bekareh 222)  

2-Marrëdhëniet në vrimën anale: Thotë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “I mallkuar është ai që i afrohet gruas së tij (kryen marrëdhëniet me të) në vrimën anale”. (Transmeton Ebu Davudi me zinxhirë të mirë)  

3-Marrëdhëniet intime në kohë të disa adhurimeve të caktuara, si: Në agjërim farz (qoftë burri apo gruaja), apo në i’tikaf, apo në ihram (në haxh apo umre).  

Kështuqë përveç këtyre rasteve dhe gjendjeve, çdo gjë ndërmjet burrit dhe gruas është e lejuar. E që këtu hyn edhe kontakti oral i cili është i lejuar, pasiqë nuk ka ndonjë argument që e ndalon atë. Edhepse çdo gjë që është e lejuar, nuk don të thotë që edhe duhet praktikuar.   

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami  

You may also like...