Prej cilës moshë është obligim agjërimi?
Pyetje: Selam Alejkum Hoxh i Nderuar. Prej n’sa vjet eshte i domosdoshem agjerimi?
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
Agjërimi është i obliguar prej kur të hyjë njeriu në moshë madhore. Ndërsa shenjat që tregojnë arritjen e kësaj moshe janë:
1-Ejakulimi (qoftë zgjuar apo në gjum),
2-Dalja e qimeve rreth organit gjenital,
3-Arritja e moshës pesëmbëdhjetë vjeçare, dhe
4-Ardhja e menstruacioneve (tek femrat).
Ndërsa para kësaj moshe nuk është i obliguar agjërimi, edhepse është më mirë që të fillohet më herët, si parapërgatitje për kohën që në të ky adhurim është obligim.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami