A lejohet përdorimi i barnave që përmbajnë alkool?
Pyetje: A eshte e lejuar ty lyejm ftyren me ilacet qe jane te bera me alkohol, sepse e shumta e ilaceve per puçrat ne fytyr jane me alkohol. A ka ndonje zgjidhje tjeter nese nuk eshte e lejuar?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij. Përdorimi i alkoolit është i ndaluar në Islam, qoftë për pierje, apo për shërim. Ka thënë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Allahu nuk e ka bërë shërimin tuaj, në atë që ua ka ndaluar”. (Transmeton Buhariu)
Ndërsa sa u përket barnave të cilat janë të përzier me alkool, varet sa është sasia e alkoolit në to. Nëse shumica e tij (barit apo kremit) është alkool, atëherë është i ndaluar përdorimi i tij. Ndërsa nëse pakica e tij është alkool, dhe alkooli e humb ndikimin e tij që e ka, atëherë lejohet përdorimi i tij.
Thotë Shejh Ibn Uthejmin: Sa u përket barnave të cilat përmbajnë alkool, nëse vërehen shenjat e alkoolit në të, apo nëse e pi njeriu atë dehet (nëse është prej barnave që pihen), atëherë përdorimi i tij është i ndaluar, ndërsa nëse nuk vërehen shenjat e alkoolit dhe nuk dehë pirja e tij, atëherë përdorimi i tij është i lejuar, ngase më alkooli në të nuk ka kurrfar ndikimi. (Lika’at babil meftuh 3/231)
Kështuqë përfundimisht themi se kremi apo masti i cili përdoret në fytyrë, dhe ka sasi të vogët të alkoolit në të, lejohet përdorimi i tij.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami