A pranohet agjërimi nëse agjëroj i papastër?

Pyetje: Selam alejkum. A është i pranuar agjerimi per derisa jam i palar?

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nëse njeriu bëhet i papastër gjatë natës dhe pastaj e arrin mëngjesi në atë gjendje, dhe fillon agjërimin ende pa u pastruar, agjërimi i tij vlen dhe është në rregull. Gjithashtu nëse bëhet i papastër pa qëllim (pa dëshirën e tij), duke qenë agjërueshëm, agjërimi i tij është në rregull.

Ndërsa nëse bëhet i papastër me qëllim (me dëshirë), duke qenë agjërueshëm, agjërimi i tij prishet.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...