Sa rekatë mund të falet namazi i teravisë?
Pyetje: Sa rekate i ka teravia? Disa thone 8, disa 12 e disa 20. Cila eshte e verteta ne lidhje me kete?
Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Çështja e rekateve të namazit të teravisë është çështje e gjërë për të cilën kanë ndryshuar mendimet e dijetarëve. Kështuqë, nuk i takon muslimanit të hidhërohet me vëllaun e tij, i cili ka mendim tjetër në lidhje me këtë çështje, apo me çështje tjera të ngjashme me këtë.
Ndërsa mendimi me të cilin e agjurojmë Allahun është se teravia mund të falet sa rekatë të ketë njeriu mundësi, vetëmse me rëndësi është që adhurimi të bëhet ashtu si Allahu është i kënaqur.
Më gjërësisht, lexo: Sa është numri i rekateve të teravisë?
Allahu e di më së miri.
Omer Bajrami
10.08.2011