A e prishë agjërimin rrjedhja e spermës pa dëshirë?

Pyetje: A e prishe agjerimin rrjedhja e spermes pa vetdije (pa deshire)? Ju lutem urgjent kthemani pergjigjen. Allahu ju shperblefte.

 

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Rrjedhja e spermës me qëllim (duke pasur marrëdhënie intime apo duke masturbuar) e prishë agjërimin. Lexo në lidhje me këtë: A e prishë agjërimin masturbimi?

Ndërsa rrjedhja e spermës pa dëshirë (duke qenë në gjum ditën, apo për ndonjë arsye tjetër), nuk e prishë agjërimin.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

10.08.2011

You may also like...