Mëkati i abortit
Një gjë që në këtë kohë shumë po vërehet,
injoranca e hershme sërish po kthehet,
vetëmse tash me një metodë tjetër,
por e njëjta sëmundje, sëmundja e vjetër.
Për shkak të mëkatit të kohës së kaluar,
shëndërrohet nëna nënë e egërsuar,
ndaj Zotit të vetë shpirti jo i bindur,
e mbytë fëmiun e posalindur.
Në kohën kur kafshët e egra zbuten,
fëmijët e vegjël nën dhe po futen,
a s’është tmerr a nuk është trishtim,
të hudhet fëmiu në kanalizim!
Deri kur nderin tënd ti s’do ta ruash?
Deri kur me ndjenja ti do të luash?
Deri kur vetëveten nuk do ta duash?
Kujto para Allahut çka do të thuash!
Hoxhë Omer Bajrami