Koha është për t’u penduar
O vëllau im i dëshpruar,
që mëkatet të kanë mbuluar,
që dunjaja të ka mashtruar,
koha është për t’u penduar.
Jeta kalon me shpejtësi,
a nuk mediton o njeri,
se fundi shpejtë do të vjen,
e pendimi pastaj nuk vlen.
Jashtë kufijve ke dalë,
namazet t’mbetën pa falë,
mëkate bën pa ndalë,
harron që ke me u ringjallë.
Mos prit se mund t’bëhet vonë,
se s’do të jetosh pergjithmonë,
varri është i errët e i ftohtë,
e kthim nuk ka në këtë botë.
Hoxhë Omer Bajrami