IFTAR I HAPUR PËR NEVOJTARËT!

Me datë 22.05.2019 (E mërkurë) janë të ftuar të gjithë nevojtarët që jetojnë në Komunë të Sarajit, të marrin pjesë në iftarin tonë të përbashkët, në restorantin Er-bi në Saraj.

Ftesa është e hapur edhe për gratë dhe fëmijët, pasiqë ka vend të veçantë për të gjithë.

Programi:
-Pritja do të bëhet nga ora 19:00
-Nga një hurmë dhe gotë ujë në iftar
-Falja e namazit të akshamit së bashku
-Ngrënia e ushqimit
-Një fjalim rasti dhe i shkurtër

Pas përfundimit të iftarit, për çdo familje do të shpërndahet edhe nga një paketë ushqimore.

Çdokush që ka mundësi të merr pjesë, le të na konfirmojë në tel. Konfirmimi i numrit të mysafirëve do të mbyllet në ditën e martë.

(Mysafirët nuk do të jenë të inçizuar e as të fotografuar).

Pagesa e iftarit do të bëhet nga bamirësit të cilët na përkrahin në çdo projekt.

Allahu ju shpërbleftë të gjithëve. Amin

Hoxhë Omer Bajrami
+389 70 66 44 26

Gjithashtu mund të ju pelqej...

Leave a Reply

Your email address will not be published.