Iniciativa e radhës! Barna falas për nevojtarët


Elhamdulilah! Iniciativa e radhës!

Pas bukëve falas gjatë muajit të Ramazanit, me ndihmën e Allahut për çdo nevojtarë që jeton në Komunë të Sarajit dhe që ka nevojë për barna, ne do kujdesemi edhe për barnat e tyre.

Për t’i marrë barnat falas duhet që:
– I sëmuri të jetë nga rrethi i Sarajit,
– Të ketë reçetë nga mjeku dhe,
– Të na kontaktojë për të bërë pagesën e barnave të tij.

Pagesa e barnave do të bëhet nga bamirësit e ndryshëm të cilët na përkrahin në çdo projekt.

Allahu të sëmurët i shëroftë. E bamirësit i shpërbleftë. Amin

Çdo kush që ka nevojë dhe çdo kush që don të ndihmojë, mund të na kontaktojë në privat inshaallah!

Hoxhë Omer Bajrami
(+389 70 66 44 26)

Gjithashtu mund të ju pelqej...

Leave a Reply

Your email address will not be published.