A mund të më tregoni disa emra për vajza?

Pyetje: A eshte emer musliman emri Selina? Nese po cka dmth? Aka mundsi te mi tregoni disa emra per vajza. Ju flm Allahu ju shperbleft me Xhenetin Ferdevs.  

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.   Emri Selina, nuk di që ka ndonjë kuptim në gjuhën arabe.   

Ndërsa emrat që ua preferoj për vajza, padyshim janë emrat e nënave të muslimanëve (grave të Pejgamberit salallahualejhiveselem), si: Hadixhe, Aishe, Seude, Hafsa, Zejneb, etj. Apo emrat e grave të pejgamberëve të mëparshëm, si: Sara, Haxher (Gratë e Ibrahimit alejhiselam), Merjem (Nëna e Isaut alejhiselam) etj. Apo emrat e grave të sahabeve, si: Esma, Sumeja, Fatime, Halime, etj.  

Gjithashtu mund të zgjedhësh edhe emra tjerë, të cilët nuk janë prej atyre që i përmendëm, por që kanë kuptim të mirë në gjuhën shqipe, edhepse ato të lartpërmendurit kanë përparësi dhe janë më të pëlqyer në Islam.  

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...