Ma bën hallall vëlla!
Vëlla i dashur, ndoshta brenda këtij viti ndaj teje kam gabuar, megjithatë dua të hyjë në Ramazan nga gabimet i pastruar!
Ma bën hallall vëlla nëse me ndonjë fjalë të kam rënduar, apo në ndonjë rast nga sjellja ime je ndjerë i ofenduar.
Ma bën hallall nëse dikund s’të kam përshëndetur, apo ndoshta më ke folur e s’të kam vërejtur.
Ma bën hallall nëse pyetje më ke parashtruar, e ndoshta s’të jam përgjigjur fare apo jam vonuar.
Ma bën hallall për çdo gjë me apo pa qëllim, se të gjithë jemi njerëz dhe të gjithë bëjmë gabim!
Nga unë vëlla e ke hallall për çdo gjë, Allahu na gëzoftë në ditën kur do ta takojmë Atë. Amin
Hoxhë Omer Bajrami