A ka mëkat nëse shtyhet Ramazani?


Pyetje: Selam Alejkum Hoxh i nderuar. Deshta me ta ba ni pytje nese nuk prish pune. Ra tema qe Bashksija Islame ne Kosove dojn me shty Ramazanin per shkak te virusit qe spo mujn me i fal taravite. Mbas dijes qe e kam Ramazani nuk ban me shty se asht muj ne Islam edhe asht obligim per ato qe mujn me agjeru. A ban Bashksija Islame ne Kosove me vepru edhe a bajn gjynah me kete? Ma ban Hallall Hoxhë nese te kam pengu. Allahu te rujt. Selam Alejkum

Përgjigje: Alejkumselam. Sa i përket Ramazanit, ai është muaj i caktuar, që vjen në kohë të cakutar, sikur çdo muaj tjetër. Nuk mund të vijë më herët e as të shtyhet për më vonë. Gjatë Ramazanit, përveç adhurimeve tjera, obligohet edhe agjërimi i tij për ata që kanë mundësi. Ndryshimi i gjendjes së njerëzve nëpër botë, nuk e bën Ramazanin të dallojë fare në lidhje me kohën e tij. Ai vjen dhe përfundon në kohën e tij si çdo herë, pa asnjë lloj ndryshimi.

Gjatë Ramazanit, ka njerëz të ndryshëm të cilët mund të mos agjërojnë për arsye të ndryshme, e që kjo është një temë e gjërë në vete. Por mos të agjërojë i gjithë populli, kjo nuk mund të vie në shprehje me mendim e as fetva të ndokujt.

Ndërsa teravia është sunet dhe edhe nëse nuk falet nëpër xhami, mund të falet në shtëpi, me apo pa xhematë.

E sa i përket fjalëve se Bashkësia Islame dëshiron ta shtyjë Ramazanin, këto janë vetëm fjalë të kota dhe dezinformata të cilat nuk bazohen askund. As Bashkësia Islame e as dikush tjeter, nuk mendon e as nuk synon për një hap të tillë, të ulët e të palogjikshëm.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...