Mos i harroni këto dy ilaçe!


Përveç barnave të shumta që njeriu mund t’i përdorë në jetën e tij kundër sëmundjeve të ndryshme, ne si besimtarë kemi siguri gjithashtu edhe në disa ilaçe të rëndësishme të cilat janë mbrojtje, po edhe shërim nga shumë sëmundje. Dhe atë:

– Mjalti, i cili është i lavdëruar në Kuran. Thotë Allahu i Madhëruar: “..Në të ka shërim për njerëzit..”. (Nahl 69)

Mjalti mund të hahet ashtu si është dhe mund të pihet i përzier me pak ujë. Pirja e tij është më e mirë dhe më e dobishme për shëndetin e njeriut. Kjo gjithashtu ka qenë menyra e praktikës së Muhamedit (salallahu alejhi ve selem).

-Dhe fara e zezë, e cila është e lavdëruar në hadith. Thotë Muhamedi (salallahu alejhi ve selem): “Ajo është shërim për çdo sëmundje, përveç vdekjes”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Fara e zezë mund të hahet ashtu si është, mund të pihet si vaj dhe mund të pihet në formë të kapsulave. Është e përshtatshme për të gjithë, për të rritur apo fëmijë, përveç për gratë shtatzënë deri në muajin e parafundit të shtatzënisë.

Përdorimi i këtyre ilaçeve forcon imunitetin, mbron nga shumë sëmundje dhe shëron shumë sëmundje.

Në raste të caktuara ose të komplikuara, para përdorimit të tyre, duhet konsultuar mjeku.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...