Kujdes shumë, e panik fare!


Dije se.. Disa njerëz e shfrytëzojnë rastin për të mbjellur panik në popull, për disa cent dhe disa klikime nëpër portalet e tyre.

Disa e shfrytëzojnë rastin për të ngritur çmimet e gjërave ushqimore, në momentin që njerëzit e grumbullojnë atë nga frika.

Disa e shfrytëzojnë rastin për të mbuluar dështimet e tyre.

Megjithatë..Mos u bë i pakujdesshëm. Merri shkaqet e ruajtjes dhe mbrojtjes.

Dhe mos harro se për çdo ditë vriten muslimanët nëpër botë dhe nuk bëhet kurrfarë lajmi, ngase jeta tyre është e lirë. Dhe bëje krahasimin kur është në pyetje jeta e të tjerëve!

Allahu na ruajttë të gjithëve nga çdo lloj epidemie dhe çdo lloj fatkeqësie. E nëse na arrin vdekja, Allahu na e mundësoftë që ajo të jetë me iman. Amin

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...