Bëhu në jetë i kujdesshëm!

Mos e pusho mendjen tënde, se s’ka kohë të pauzojë,
nëse pak ti sot habitesh, çdokush mund të të shfrytëzojë.

Mos e le syrin shumë hapur, se mundet të sheh çudira,
shpejt syri epshin e tërhjekë, nga e keqja jo nga e mira.

Mos e le veshin shumë hapur, kush të dojë të cicërojë,
se dikush fjalët si gjemba, mund në shpirt të të lëndojë.

Mos e le krahun e shtrirë, që çdokush të jep vaksinë,
se ka vaksina që jo krahun, po edhe trurin e mpinë!

Mos e ndal lëvizjen tënde, mund të ngjashë i paralizuar,
dikush shpejt të blen karrocën, veç të të sheh të dështuar.

E mbi të gjitha kujdes, me ushqimin e shpirtit mos luaj,
mos lejo atë ushqim, ndonjë dorë e nxirë që ta gatuaj!

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...