Vëllau im i huaj

E keqja sot lehtë miratohet,
ajo përhapet dhe reklamohet,
e e mira vazhdimisht luftohet,
thirrësi i saj shumë fajësohet.

Ai që thërret sot në të mirë,
rruga e tij është e vështirë,
sa shumë ai që akuzohet,
nga çdo anë kundërshtohet.

Jeton me njerëzit vite e muaj,
por përsëri ai mbetet i huaj,
i huaj në mesin e shoqërisë,
bile dhe nga anëtarët e shtëpisë.

Nuk kalon ditë e ndoshta as orë,
që mos të akuzohet ai si fajtorë,
të gjithë nga ai e kthejnë shikimin,
për çdo gjë i mveshin fajësimin.

Megjithatë, vëllau im ti sot i huaj,
që bashkë me ty edhe unë po vuaj,
dije se kjo është rruga e Sunetit,
kështu arrihen shkallët e Xhenetit.

Mos prit shumë fjalët e besimtarëve,
e as përkrahjen e baballarëve,
por shpreso që të keshë shpërblim,
mbështetu në Allahun dhe ki durim.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...