A lejohet mbathja e këpucëve ortopedike?
Pyetje: Selam alejkum hogj kam ni pyetje. A lejohet mbathja e kpucave ortopedike. Se di si e thoni ju, ato jan kpuc jo me shtikell po e kan ni shtres te trash dhe nuk kercasin mirpo te qesin ma te gjat dhe me intereson ta di per kit qeshtje, Allahu ju shperbleft me te mira.
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
1-Këpucët me take të larta janë të ndaluara në Islam, ngase nëpërmjet trokitjes së tyre shkaktohet fitneh (provokim) tek meshkujt e huaj. Thotë Allahu (azzevexhel): “Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre“. (Nur – 31) (Dhe ky vendim vlen nëse atë e shohin burrat e huaj).
2-Gjithashtu nëse mbathja e tyre bëhet rregullisht, mund të shkaktojë dëme në shëndetin e femrës dhe kështu llogaritet e papëlqyer.
Thotë Shejh Ibn Bazi: Dhe mbathja e tyre, së paku është e papëlqyer. Ngase nëpërmjet tyre ajo paraqitet më e lartë, ndërsa ajo nuk është e tillë. Gjithashtu ka mundësi të dëmtohet shëndeti i saj me dëme të cilat i kanë përmendur mjekët.
Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Këpucët me take, nëse nuk janë të larta dhe nuk bien në sy, lejohet mbathja e tyre, ndërsa nëse bien në sy (kthejnë shikimin e tjerëve kah ajo që i mbathë ato) atëherë së paku është mekruh – e papërlqyer. E nëse thuhet se është haram, edhe për këtë ka argument, ngase mbathja e tyre është prej zbulimit të bukurisë dhe gjithashtu në bazë të fjalëve të mjekëve, ato shkaktojnë dëme në këmbët e femrave.
Thotë Shejh Albani (Në lidhje me mbathjen e këpucëve me take të larta): Nuk lejohet përngjasimi me jomuslimanet apo mëkataret, dhe baza e kësaj veshje rrjedh prej femrave jehudike..
3-Ndërsa mbathja e tyre herë pas here në mesin e grave, në darsma apo të ngjashme, në këtë nuk ka ndonjë pengesë.
E këpucët ortopedike nuk janë të këtij rangu dhe nuk kërcasin rrugëve që të kthejnë shikimin e meshkujve kah ajo që i mbathë ato. Por, ato mbathen me këshillën e mjekut për shkaqe shëndetësore apo për ndonjë deformim të këmbëve. Dhe nëse mbathen për këtë shkak, atëherë lejohet dhe nuk ka ndonjë ndalesë për këtë. Ndërsa nëse mbathen vetëm për t’u paraqitur më e lartë, atëherë nuk është e pëlqyer mbathja e tyre.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami