Shtrëngimi i varrit!

Varri e ka shtrëngimin e tij. Prej shtrëngimit varrit nuk ka për të shpëtuar askush! Asnjë njeri s’ka për të shpëtuar prej shtrëngimit varrit. Allahu na e lehtësoftë atë. Thotë Muhamedi (salallahualejhiveselem): Sikur të shpëtonte dikush prej shtrëngimit varrit, do të shpëtonte Sead Ibn Muadhi. Sead Ibn Muadhi, i cili kur ka vdekur është dridhur Arshi i Allahut (subhenahu ve teala). Sead Ibn Muadhi, që xhenazen e tij e kanë falur 70 000 melaike. Sead Ibn Muadhi, i cili e ka pasur mindilin e tij në Xhenet, që ka vlerë më shumë se krejt kjo dunja dhe çka ka në të. Edhe Sead Ibn Muadhi nuk ka shpëtuar prej shtrëngimit të varrit! A do të shpëtojë dikush prej neve prej shtrëngimit të varrit?!

Nuk kam parë asnjë pamje në këtë dunja, përveçse varri ia ka kaluar asaj. Ka qenë pamja më e trishtueshme se çdo gjë. (Hadith)

Vëllezër të dashur, një njeri hyri te Omer Ibn AbdulAzizi dhe e pa që fytyra e tij ishte prishur, sytë e tij ishin enjtur, mjekra e tij ishte lagur prej lotëve. Tha o Omer, sikur të kisha parë dikund tjetër, nuk do të kisha njohur vallahi. Çka ka ndodhë kështu me ty që ke qajtë kaq shumë? Tha: Vallahi nëse vjen pas tri ditëve, të më vizitosh në varrin tim, do të shohësh se fytyra ime është prishur edhe më shumë!

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...