Category: Thënie
Mos e nënçmo të riun!
Mos e nënçmo dikënd që për ty është i ri, sikur që nuk e ke llogaritur veten të nënçmuar kur ke qenë në moshën e tij.
Mendimi i gabuar duhet ndryshuar
Jo çdo mosndryshim i mendimit është për t’u lavdëruar e as që çdo ndryshim i mendimit është për t’u nënçmuar. Mendimi i gabuar në çdo rast duhet ndryshuar.
Le të flet gjendja, e jo gjuha yte
Më me rëndësi është të flet gjendja yte se sa gjuha yte. Gjuha yte edhe atë që nuk është për ty mund ta flet, ndërsa gjendja yte nuk e thotë përveç asaj që ti je...
Me çka ndriçohet fytyra?
Nuk duhet të ndriçojë fytyra e besimtarit prej pumadës dhe zhiletit, por duhet të ndriçojë prej devotshmërisë dhe sinqeritetit.
Besimtari rrallë ankon
Nëse çdo gjë që të mundon ti e tregon,mos thuaj që për hirë të Zotit ti duron,se besimtari në jetën e tij rrallë ankon.
Nëse të buzëqeshi në fytyrë..
Nëse të buzëqeshi në fytyrë,mos mendo se çdo gjë u bë mirë,atë e bëj se Islami më mëson,e jo se atë sjellje ti e meriton.
Udhëzimi i vërtetë
Ekziston dallim i madh ndërmjet atij që udhëzimin e provon vetëm ta sheh si duket të jeshë i udhëzuar, dhe atij që udhëzimin e shijon dhe vendos deri në vdekje me të për të jetuar.