Category: Thënie
Ujk me vajzat tjera
Ai i cili i jep përkrahje djalit të tij për të qenë ujk me vajzat tjera, ai i përgatitë gropën vajzës së tij për të qenë dele te ujqit tjerë.
Sjellja ndaj bashkëshortes
Sillu ndaj bashkëshortes tënde sot, ashtu siç don të sillet dikush ndaj vajzës tënde nesër.
Gjërat në emër të fesë!
Sa gjëra bëhen sot nga urrejtja dhe inati, e pastaj mbulohen me petk nga Sheriati! Sa gjëra bëhen sot vetëm sipas qejfit, e pastaj arsyetohen me fjalët e selefit! Sa gjëra bëhen sot pas shpine...
Afërsia me diturinë e dijetarëve
Sa më afër diturisë së dijetarëve, do ta shohësh veten larg rangut të tyre. Ndërsa sa më larg diturisë së dijetarëve, do ta shohësh veten afër ose në rangun e tyre. Kujdes!
Luksi më herët dhe sot
Shumë gjëra që gjeneratat e para i kanë llogaritur luks, gjenerata e sotme i llogaritë sprovë.
Është lehtë t’u tregosh të tjerëve..
Është lehtë t’u tregosh tjerëve si të bëhen të mirë, por të bëhesh vetë i tillë është mjaft e vështirë.