Category: Thënie

Ai që e sheh veten si hoxhë!

Ai që e sheh veten si hoxhë!

Ai që çdoherë don ta sheh veten si hoxhë, kurrë s’mundet të qëndrojë si xhematë tek një hoxhë. Ai do të kalojë nga një tek një hoxhë, deri të arrijë aty ku do e vlerësojnë...

Mos e nënçmo të riun!

Mos e nënçmo të riun!

Mos e nënçmo dikënd që për ty është i ri, sikur që nuk e ke llogaritur veten të nënçmuar kur ke qenë në moshën e tij.

Mendimi i gabuar duhet ndryshuar

Mendimi i gabuar duhet ndryshuar

Jo çdo mosndryshim i mendimit është për t’u lavdëruar e as që çdo ndryshim i mendimit është për t’u nënçmuar. Mendimi i gabuar në çdo rast duhet ndryshuar.

Le të flet gjendja, e jo gjuha yte

Le të flet gjendja, e jo gjuha yte

Më me rëndësi është të flet gjendja yte se sa gjuha yte. Gjuha yte edhe atë që nuk është për ty mund ta flet, ndërsa gjendja yte nuk e thotë përveç asaj që ti je...

Me çka ndriçohet fytyra?

Me çka ndriçohet fytyra?

Nuk duhet të ndriçojë fytyra e besimtarit prej pumadës dhe zhiletit, por duhet të ndriçojë prej devotshmërisë dhe sinqeritetit.

Besimtari rrallë ankon

Besimtari rrallë ankon

Nëse çdo gjë që të mundon ti e tregon,mos thuaj që për hirë të Zotit ti duron,se besimtari në jetën e tij rrallë ankon.