Category: Thënie

Largim nga xhemati apo nga devijimi?!

Largim nga xhemati apo nga devijimi?!

Në shumë raste sot më shumë punohet për largimin e ndonjërit nga një xhematë në një xhematë tjetër, se sa për largimin e ndonjërit nga devijimi në udhëzim.

Kur kanë nevojë, sillen mirë..

Kur kanë nevojë, sillen mirë..

Sjelljen e vërtetë të njerëzve do ta kuptosh atëherë kur ata nuk kanë nevojë për ty. Se përderisa kanë nevojë për ty, të gjithë do të sillen mirë ndaj teje.

Ibadeti tek të parët dhe tek ne

Ibadeti tek të parët dhe tek ne

Të parët tanë i kanë shpejtuar punët e tyre, që pastaj të kenë kohë më të gjatë për ibadet. Ndërsa ne i shpejtojmë ibadetet tona, që pastaj të kemi kohë më të gjatë për punë...

Kujdes kur je në namaz!

Kujdes kur je në namaz!

Kur je në namaz të kujtohen shumë ide dhe punë të cilat duhet t’i kryesh, por.. Shumica e atyre ideve dhe punëve përfundojnë me përfundimin e namazit. Kujdes!