A lejohet të zbukurohet gruaja para familjarëve të burrit?
Pyetje: Selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu Hoxhë i nderuar. Nusja e re a lejohet mu vesh me fustana para familjes se burrit.. p.sh. para djemve te halles se burrit etj.. Ju lutem nje sqarim.
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nuk lejohet gruaja të zbukurohet para burrave të familjes së burrit të saj, qoftë para djemve të hallës, apo edhe para më të afërmve të tij. Ngase ata janë të huaj për të (nusen) dhe nuk ju takon atyre që ta shohin atë. I vetmi është prindi i burrit (vjehrri) të cilit i takon ta sheh atë dhe t’i flet për dore asaj, nga gjithë familja e burrit të saj.
Thotë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): “Kini kujdes, ruajuni nga përzierja me gratë. Tha një prej ensarëve: O i Dërguar i Allahut, a e ke parë kunatin (të afërmin e burrit)? Tha Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): Ai është vdekje”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami