A duhet të shqiptohet nijeti para se të hyjmë në namaz?

Pyetje: Selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. Te pershendes me pershendetjen e banoreve te xhenetit. Une jam … nga prishtina dhe me intereson te di as duhet me be nijet me goje per faljen e namazit apo veq mu kthy nga kibla edhe me ja nise me u fale. Te pershendes me selam alejkum e Zoti te shperblefte e te kenaqt me familjen tende e me gjithe muslimanet, e Allahu ta falte xhenetin ty dhe te gjithe muslimaneve jarabi.  

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.  

Vëlla i dashur, nijeti është çështje e zemrës dhe nuk ka nevojë të shqiptohet ai. Shqiptimin e tij nuk e ka praktikuar Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) e as ndonjë prej sahabëve.  

Thotë Muhamedi (salallahu alejhiveselem): “Kush e vepron një vepër, të cilën ne nuk e kemi urdhëruar, pa dyshim se ajo është e refuzuar”. (Muslimi)  

Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Shqiptimi i nijetit tregon mangësi në fe dhe mangësi në mendje. Tregon mangësi në fe ngase ai është bidat dhe tregon mangësi në mendje ngase ai është sikur njeriu i cili don të ushqehet dhe thotë: E bëj nijet që të marr këtë kafshatë me dorën time dhe të fus atë në gojën time dhe të përtypi atë për të ngopur barkun tim. Pa dyshim se kjo është çmenduri dhe injorancë. (Fetava Kubra 1/214)   Kështuqë nuk ka nevojë të shqiptohet nijeti me gojë para se njeriu të hyjë në namaz, por mjafton që të bëhet nijeti me zemër duke e ditur njeriu se cilin namaz është duke e falur.  

Allahu ju shpërbleftë për lutjen tuaj dhe ua pranoftë atë. Amin  

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami  

You may also like...