Si të reagoj në mesin e familjes dhe shoqërisë injorante?
Pyetje: Selamualejkum we rahmetullahi we berekatuhu. Hoxhe i nderuar, ju falemnderit per ndihmen tuaj. Gezohem shume qe kemi rober te Allahut siç jeni ju, shpresa e vetme e umetit tone qe po shkaterrohet. Jam 16 vjeqare por edhe pse sjam e mbuluar (ne nje te ardhme te afert synoj ta bej) i permbahem shume rregullave islame te Kur’anit. Por e kam shume veshtire sepse askush nga te afermit as nga shoqeria apo familja sjane fetar as nuk falin namazet. E kam degjuar ligjeraten tuaj per shoqerine e prishur dhe me ka ndihmuar shume por do te doja te me keshilloje me shume se qfare te bej kur ne shoqeri i mesoj per fene por me kundershtojne dhe ofendojne, skam me ke te rri. Dhe agjallaret shume me tallin, poashtu edhe prinderit e mi. Kur shajne islamin me vie aq turp dhe gjithmone qaj, im at me shane dhe ofendon ne cdo menyre te mundshme mundohet te me ndaloj nga rruga ime. Po te drejtohem per ndihme dhe te lutem me gjej zgjidhje. Me fal qe po te marr kohe. Falemdnerit shume per cdo gje. Zoti qofte me ju dhe familjen tuaj ne cdo moment.
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Së pari: Muslimani çdoherë duhet ta ketë parasyshë se kjo jetë është jetë e sprovave. Thotë Allahu (azzevexhel): “Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepër mirë”. (Mulk – 2) Gjithashtu rruga e Xhenetit është e rrethuar me sprova dhe vështirësi dhe nuk është e rrethuar me rehati dhe kënaqësi të kësaj bote. Kështuqë të gjitha fyerjet, ofendimet dhe talljet që vijnë nga njerëzit injorantë, janë pjesë e sprovave që njeriu i kalon në këtë jetë, me durimin e të cilave shpreson në shpërblimin e Allahut (azzevexhel).
Kështu janë nënçmuar dhe ofenduar çdoherë muslimanët, qoftë në të kaluarën apo në të tashmen. Kështu është ofenduar edhe i Dërguari (salallahu alejhiveselem) të cilin e quajtën gënjeshtar, magjitstar, falltor, etj. Por, megjithatë kjo nuk ndikoi fare për t’u dorëzuar nga kjo rrugë dhe për t’u preokupuar me fjalët e tyre.
Së dyti: Nëse familja është kundër zbatimit të urdhërave të Allahut dhe të Pejgamberit (salallahu alejhiveselem), fjalët e tyre nuk merren parasyshë fare. Thotë Allahu (azzevexhel): “E nëse ata dy (prindërit) tentojnë që ti të më përshkruash shok Mua, për të cilën ti nuk ke kurrfarë fakti, mos i rrespekto ata”. (Lukman – 15)
Fjala që meriton të rrespektohet dhe zbatohet çdoherë është fjala e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij. Dhe çdo urdhër që kundërshton urdhërin e tyre, nuk merret parasyshë. Thotë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): “Nuk ka rrespekt në mëkat ndaj Allahut, por rrespketi është në punë të mira”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Ndërsa në çështje të kësaj bote, prindërit duhet të nderohen dhe rrespektohen dhe nuk lejohet që të kundërshtohet fjala e tyre. Lexo në lidhje me këtë: Si ta pëmirësoj sjelljen ndaj nënës time?
Së treti: Shoqëria e mirë është ajo shoqëri që ta shton imanin dhe shoqëri e keqe është ajo shoqëri që ta dobëson imanin. Kështuqë nëse shoqet me të cilat shoqërohesh të ndihmojnë në forcimin e imanit, apo së paku pranojnë këshilla prej teje dhe e përmirësojnë gjendjen e tyre, ia vlen të shoqërohesh me to. Ndërsa nëse shoqërimi me to të dobëson imanin dhe fjala yte nuk ka ndikim në përmirësimin e gjendjes së tyre, atëherë nuk ia vlen qëndrimi me to dhe largimi prej tyre është zgjidhja më e mirë për ta ruajtur veten dhe imanin tënd.
Së katërti: Në një ambient të tillë, ku familja dhe shoqëria nuk janë praktikues të Islamit, është më e lehtë që shejtani të shfrytëzojë rastet e ndryshme për të të larguar prej Dinit të Allahut. Andaj, duhet patur shumë kujdes dhe duhet marrur të gjitha shkaqet për të mbrojtur atë që është më e shtrenjtë dhe më e shenjtë se çdo gjë tjetër. E prej shkaqeve që të ndihmojnë në ruajtjen e imanit, është dëgjimi i ligjeratave të hoxhallarëve, leximi i librave islame dhe qëndrimi me motra muslimane, me të cilat mund të konsultohesh qoftë në çështje të fesë apo të dunjasë.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami