Jam betuar se nuk do t’i flas, por jam penduar..

Pyetje: Eselamu alejkum hoxhe i nderuar. Qeshtja eshte keshtu. Ne rast ka ndodh qe jemi polemizu me dike, dhe nga nervoza ju kam shpreh atij se nese nuk e ben kete pune per kaq kohe te betohem ne mallkim te Allahut se nuk do te flas ma me ty. Ai nuk e ka be ate pune per aq koh po pak me vone. Un jam pendu nga kjo pasi qe Allahu na rujt nuk e di as vet si shejtani me ka nxite. Tan kohen kerkoj falje te Allahu. Cfar eshte dispozita? Personi eshte musliman. A lejohet me kontaktu une, pasiqe kjo shprehje nuk meriton as te shprehet, mirpo shejtani i mallkuar siq e dini.. Cfar me keshilloni? Ju lutem pergjigjen sa me shpejt te jete e mundur.  

Përgjigje:
Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.  

Vëlla i dashur, pyetja përmban disa çështje të cilat duhet të spjegohen, vetëmse për të mos u zgjeruar shumë do të mundohemi të përgjigjemi shkurtimisht në disa pika:  

Së pari: Mallkimi i Allahut është përmendur në disa argumente. Prej tyre është fjala e Allahut ku thotë: “Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta”. (Maideh – 13) 

Apo fjala e Allahut: “Ata të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasiqë ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon Allahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë”. (Bekareh – 159)  

Dhe argumente tjera të cilat flasin se Allahu (azzevexhel) i mallkon disa prej njerëzve të caktuar, në disa raste të caktuara. E mallkimi i Allahut nënkupton largimin prej mëshirës së Tij, ashtu siç kanë spjeguar dijetarët.
Andaj ne i besojmë të gjitha cilësitë e Allahut ashtu siç janë përmendur në argumente, duke mos i devijuar ato dhe duke mos i përngjasuar me krijesat.  

Së dyti: Betimi në cilësitë e Allahut është i lejuar, sikur që është përmendur në disa argumente. Thotë Ebu Hurejra (radijallahuanhu) se Pejgamberi (salallahualejhiveselem) ka thënë: “Mbetet një njeri ndërmjet Xhenetit dhe Xhehenemit dhe thotë: O Zot largoje fytyrën time prej zjarrit, se pasha Madhërinë Tënde nuk kërkoj gjë tjetër pos kësaj”. (Transmeton Buhariu)  

Thotë Ibn Kudameh El-Hanbelij: Betimi në cilësitë e Allahut, është sikur betimi në emrat e Allahut. (Mugnij 9/395)   Thotë Ibn Abdul Berr: Betimi në cilësitë e Allahut është i lejuar dhe obligohet shpagimi i tij (nëse ai thyhet). (Istidhkar 5/205)  

Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Është e ditur se ai që betohet në cilësitë e Allahut, është sikur të jetë betuar në Allahun.. ngase është vërtetuar betimi në cilësitë e Allahut nga Pejgamberi (salallahu alejhi veselem) dhe nga sahabet.. (Fetava 4/130)  

Së treti: Nuk është në rregull që njeriu të betohet që të zbret mallkimi apo hidhërimi i Allahut mbi të, nëse ai nuk e vepron ndonjë gjë, apo nëse nuk largohet prej saj, ngase ka mundësi që lutja e tij të pranohet dhe mallkimi i Allahut të zbret mbi të nëse ai e thyen  betimin e tij.   

Thotë Allahu (azzevexhel): “Sikur Allahu t’ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu si e pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t’u përfundonte afati (i vdekjes)”. (Junus – 11)  

Gjithashtu Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) e ndaloi një person i cili e mallkoi devenë e tij dhe tha: Mos u lutni kundër vetes suaj, as kundër fëmijëve tuaj, e as kundër pasurisë suaj, se mund të takoni prej Allahut një moment që kur luteni Ai ju përgjigjet”. (Transmeton Muslimi)  

Së katërti: Betimi juaj se nuk do të flisni me një vëlla musliman, është betim në një prej mëkateve, andaj edhe duhet të largoheni prej tij dhe të flisni me vëllaun tuaj.   
Thotë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): “Nuk lejohet të mos flet muslimani me vëllaun e tij (musliman) më shumë se tri ditë, e kur takohen njëri refuzon (t’i flet) dhe tjetri refuzon, e më i miri i tyre është ai i cili fillon me selam”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)  

Dhe thotë: “Hapen dyert e Xhenetit çdo të hënë dhe të enjte dhe falet çdo rob i cili nuk i bën shirk Allahut, përveç atij i cili ka me vëllaun e tij ndonjë mospajtim (i cili ka qenë shkak në prishjen e raporteve të tyre), e ju thuhet (melaikeve): Pritni deri t’i përmirësojnë këta dy raportet në mes veti, pritni deri t’i përmirësojnë këta dy raportet në mes veti, pritni deri t’i përmirësojnë këta dy raportet në mes veti”. (Transmeton Muslimi)

Thotë Imam Neveviu: “Pritni këta dy” nënkupton: Vonojini (prej faljes) deri të përmirësohen dhe të pajtohen në mes veti.   Dhe së pesti: Dijetarët janë ndarë në dy mendime, nëse betimi i thyer i këtij lloji obligon shpagimin e tij apo jo. Megjithatë, mendojmë se më e saktë dhe më e sigurtë është që për këtë betim të bëhet shpagim. E për shpagimin e betimit, lexoni përgjigjen e pyetjes: Si bëhet shpagimi i betimit të thyer?  

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami  

You may also like...