A lejohet t’u dhuroj veshje të shkurtëra, familjareve që i veshin ato?

Pyetje: Esselamu alejkum hoxhe, Allahu ju shperblefte ju dhe familjen tuaj. Pyetja ime eshte: A lejohet anetareve te familjes me u dhene si dhurate veshje mirepo ate veshje qe ato e mbajne shembull pantollona ose maica me krahe te shkurtera qe ato i veshin edhe jashte dhe jane ne moshe qe normalisht ne islam nuk lejohet, mirepo ato nuk duan tesha tjera. A kam mekat nese une u blej ashtu tesha pa qejfin tim? Allahu ju shperblefte.  

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.  

Nuk lejohet dhurimi i veshjeve të shkurtëra apo të ngushta për ato femra të cilat i veshin në rrugë veshjet e tilla, ngase kjo është ndihmë në të keqe dhe në të ndaluar. Allahu (azzevexhel) thotë: “Ndihmohuni në punë të mira dhe devotshmëri, dhe mos u ndihmoni në mëkate dhe armiqësi”. (Maideh – 2)  

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...