Sa do të jetë mosha e femrave në Xhenet?

Pyetje: Kam degju se mosha e femrave ne Xhennet eshte gjashtembedhjete vjeqe, e e meshkujve 33. Nese mund pak me gjeresisht me me tregu se a eshte e vertete apo jo? Allahu ju dhashte te mira ne jete, per kete qe po e beni.  

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.  

Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) kur flet për banorët e Xhenetit, thotë se ata do të jenë: “Në moshën tridhjetë e tri vjeçare”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i mirë)  

Kështuqë, në hadith nuk bëhet ndonjë dallim ndërmjet moshës së meshkujve dhe femrave, andaj edhe kuptohet se të gjithë do të jenë në një moshë, duke mos pasur dallim në vitet e tyre.  

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...