Cilat janë kushtet dhe rregullat e përdorimit të mesteve?

Pyetje: Selam Alejkum. Cila eshte e verteta ne lidhje me mestet? Cfar kushte duhet te plotesojne ato qe t’i perdorim si meste derisa degjojme mendime te ndryshme rreth mesteve. Disa prej tyre thon qe mestet duhet te jene te trasha nga lekura qe te pranohen si meste, disa thon se vetem pjesa e poshtme e tyre duhet te jete nga lekura, disa thon se pranohen vetem te jene te trasha kurse nje pjese thon vetem ta mbulojne kemben. S’mund te jene te gjitha te sakta dhe kto ngjallin dyshime dhe na lane te hutuar. A mund te na spjegoni me shum rreth kesaj se cila eshte e verteta rreth mesteve? Cfar kushte duhet te plotesojne? Allahu te shperbleft me te mira.  

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.  

Për të qartësuar çështjen e përdorimit të mesteve do të ndalemi shkurtimisht në disa pika, (vetëmse me fjalën meste në spjegim nuk kam për qëllim vetëm mbathjet e njohura të lëkurës, por të gjitha ato që i mbathë njeriu në këmbët e tij, qofshin ato të lëkurës apo jo dhe qofshin të trasha apo të holla):  

Së pari: Përdorimi i mesteve në Islam është i lejuar me ixhma’in (koncesusin) e gjithë dijetarëve. Thotë Abdullah ibn Mubarek: Nuk ka ihtilaf (mospajtime në mesin e dijetarëve) se përdorimi i mesteve është i lejuar në Islam.    Së dyti: Cila është më e pëlqyer, larja e këmbëve apo dhënia mes’h atyre?

-Sipas shumicës së dijetarëve më e pëlqyer është larja e këmbëve.

-Sipas medhhebit Hanbelij më e pëlqyer është përdorimi i mesteve. -Sipas mendimit të Shejhul Islam Ibn Tejmijes, më e pëlqyer për atë që ka të mbathura meste është që t’u jep mes’h atyre nëse i plotësojnë kushtet, ndërsa për atë që nuk ka të mbathur asgjë, pa dyshim atij i takon larja e këmbëve. (El-Ihtijarat 13) (Dhe mendojmë që ky është mendimi më i saktë).    Së treti: Koha e definuar e përdorimit të mesteve

– Për atë që është mysafir (udhëtar) lejohet t’i përdorë mestet tri ditë e tri netë pa i zbathur fare, ndërsa për atë që është vendas (joudhëtar) lejohet t’i përdorë ato një ditë e një natë. (Transmeton Muslimi dhe Nesaiu)   Së katërti: Kur fillon koha e mesteve? Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, fillimi i mesteve është prej momentit të parë që njeriu u jep mes’h atyre dhe ky është mendimi i Imam Ahmedit, Euzait, Neveviut, dhe këtë mendim e ka përkrahur edhe Shejh Ibn Uthejmini.  

Kështuqë nëse një person ka marrur abdes në kohë të drekës dhe i ka mbathur mestet dhe ka qëndruar me atë abdes deri në namazin e jacisë, e pastaj së pari herë ju ka dhënë mes’h atyre në namazin e jacisë, koha e mesteve të tij fillon prej këtij momenti, e deri në jacinë e ditës së nesërme.  

Së pesti: Kusht për t’u pranuar mestet është që në momentin e mbathjes së tyre, njeriu të jetë i pastër (me abdes).    Mugirah ibn Shu’beh, duke i dhënë ujë për abdes Pejgamberit (salallahu alejhi veselem), pas larjes së fytyrës, krahëve dhe dhënies mes’h kokës, thotë: “Deshta t’ia nxjerri atij mestet (për t’i larë këmbët), ndërsa Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) tha: Leri, se i kam mbathur në këmbë të pastërta, e pastaj u dha mes’h atyre”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)  

Kështuqë është kusht që njeriu të jetë me abdes para se t’i mbathë mestet. Ndërsa nëse i mbathë ato duke qenë pa abdes, nuk lejohet dhënia mes’h atyre, por patjetër duhet të lahen këmbët.  

Së gjashti: Në cilën anë u jepet mes’h këmbëve?  Mes’hu bëhet në pjesën e sipërme të këmbëve dhe jo në pjesën e poshtme të tyre. Thotë Aliu (radijallahuanhu): “Sikur të kishte qenë feja me logjikë, mes’hu nën këmbë do të kishte përparësi nga mes’hu mbi këmbë, por e kam parë Pejgamberin (salallahu alejhiveselem) duke iu dhënë mes’h në pjesën e sipërme të tyre”. (Transmeton Ebu Davudi dhe Bejhekiu, ndërsa Shejh Albani këtë transmetim e cilëson si të vërtetë)  

Dhe prej sunetit është që me dorën e djathtë t’i jepet mes’h këmbës së djathtë dhe me dorën e majtë këmbës së majtë, nga një herë.  

Së shtati: Cilat gjëra i prishin mestet?

-Gjërat që e obligojnë guslin, si: Xhunubllëku, hajdi dhe nifasi,

-Kalimi i kohës së mesteve, dhe

-Nxjerrja e mesteve dhe prishja e abdesit para mbathjes së tyre. (Ndërsa nxjerrja e tyre dhe mbathja përsëri duke qenë me abdes nuk i prishë mestet, edhepse ky është mendim i disa dijetarëve).  

Së teti: Çfarë materiali duhet të kenë mestet, që të lejohet përdorimi i tyre? Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve mestet mund të jenë të lëkurës, apo mund të jenë të pambukut, apo çorapë qofshin ata të trashë apo të hollë (përveç corapëve të tejdukshëm). Dhe ky është mendimi i Imam Ibn Hazmit, Ibn Tejmijes, Shenkitit dhe Ibn Uthejminit.  

Thotë Mugirah ibn Shu’beh: “Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) mori abdes, dhe ju dha mes’h çorapave dhe nalleve të tij”. (Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi dhe Shejh Albani këtë hadith e cilëson si të vërtetë)  

Kështuqë, çfarëdo që njeriu të ketë të mbathur në këmbët e tij, lejohet t’u jep mes’h atyre.  

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...