Kthehu ti te Zoti yt
Nëse don që të dijsh, pse jeta yte s’ka kuptim,
kthehu ti o vëllau im, ku ke qenë ti në fillim.
Kthehu ti te Zoti yt, kthehu në fenë e vërtetë,
nëse don që të gjeshë, kënaqësi ti në këtë jetë.
A nuk sheh sa njerëz sot Islamin po e pranojnë,
e të gjitha gjërat e kësaj bote ata i posedojnë.
A thua atyre ç’ju mungon, a thua çfarë mangësie kanë,
kënaqësia e shpirtit, gjendet vetëm në Islam.
Syverbër kënd emiton, pas kësaj bote kur vrapon,
veten si e paramendon, në çfarë pozite e ëndërron?
Vetëm të bësh pasuri, automjet edhe shtëpi,
dhe një vajzë për bukuri, krejt kjo është çka ëndërron ti.
Në duhan e alkool, ti problemet i largon,
në muzikë, prostitucion, vetes kënaqësi i ofron.
Ndalu pak dhe logjiko, me syrin studiues shiko,
sheh se veten e nënçmon, familjen tënde e poshtëron.
Këto që ti tash i kalon, ne që moti i kemi kaluar,
por Zoti na dha afat, patëm kohë për t’u penduar.
Kthehu ti te Zoti yt, pendohu me lot në sy,
se Allahu është që falë shumë, pa dyshim të falë dhe ty.
Kthehu ti te Zoti yt, kthehu në fenë e vërtetë,
nëse don që të gjeshë, kënaqësi ti në këtë jetë.
Kthehu ti te Zoti yt, kthehu në fenë e vërtetë,
nëse don të shpëtosh, në këtë botë dhe Ahiret.
Hoxhë Omer Bajrami