A më falet mëkati nëse e përsëris atë?
Pyetje: Selamunalejkum hoxhe i nderuar. Deshta te di se si eshte gjendja e atij personi i cili e ben vazhdimisht te njejtin mekat dhe per te njejtin mekat vazhdimisht kerkon falje tek Allahu? E ben mekatin pastaj pendohet, dhe perseri e ben te njejtin mekat dhe perseri pendohet, duke vazhduar keshtu nje kohe te gjate. Ju lutem me sqaroni kete ceshjte! Allahu ju shperblefte.
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vëlla i nderuar, mëkatet janë rrezik i madh për muslimanin dhe pasojat e tyre janë të rënda për të në këtë botë dhe në botën tjetër. E nëse njeriu bën mëkate të vazhdueshme dhe Allahu ia mbulon ato, mund të vijë një ditë që Allahu ta turpërojë atë para gjithë njerëzve, me mëkatin që ai e bën ndaj Allahut (azzevexhel).
Megjithatë, gjëja më e rrezikshme që mund të arrijë shejtani ndaj mëkatarit, është që ta largojë atë nga pendimi. Ngase Allahu thërret që robërit e Tij të pendohen tek Ai, se dyert e pendimit janë të hapura dhe Allahu i falë të gjitha gabimet. Lexo: A e falë Allahu shirkun nëse njeriu pendohet prej tij? A e falë Allahu njeriun që ka qenë homoseksual? Kam kaluar me një djalë jomusliman, a më falet ky gabim?
Andaj, duhet njeriu të vazhdojë dhe mos të ndalet nga të kërkuarit falje ndaj Allahut, edhe nëse përsëriten gabimet e tij. Me rëndësi është që gjatë çdo pendimi, të vendosë që më nuk do ta përsëritë gabimin e tij. E nëse gabon përsëri, duhet të pendohet përsëri, duke i plotësuar kushtet e pendimit.
Për më shumë lexo: Kushtet e pranimit të pendimit.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami