A duhet të heshtë djali, nga padrejtësia e nënës ndaj nuses?
Pyetje: Esselamu alejkum. Ka shume raste qe vjerrat i bejne padrejtesi grave te djemve te tyre, shume pas syve te djemve por ndodhe edhe para tyre! Wallahi kjo eshte sahih. Nuk po e them veq si mbrojtje ndaj grave (nuseve) meqenese une tash jam vete ne moshe te shtyer. Pyetja eshte se a lejohet djali te heshte kur ta sheh padrejtesine se si behet, dhe prap te mos e mbron ate qka eshte e drejte? E kjo ceshtje a arsyetohet vec se ajo eshte nene dhe duhet respektuar? A duhet respektuar edhe ne haram? Qfar i keshilloni ata burra qe heshtin (e ka raste qe vec ndihmojne ne padrejtesi), e nuk i ndalin padrejtesite ne shtepite e tyre
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Është realitet që ka shumë vjehrra të cilat u bëjnë padrejtësi nuseve të tyre. Gjithashtu është realitet që ka shumë nuse të cilat nuk rrespektojnë fare prindërit e burrave të tyre..
Megjithatë, nusja e cila vjen në shtëpi të burrit, është një mysafir që duhet të nderohet dhe të rrespektohet, e jo të nënçmohet dhe ofendohet. Dhe nuk ka të drejtë t’i bëjë padrejtësi askush asaj, qoftë ai burri i saj, vjehrra, vjehrri, apo dikush tjetër.
Dhe nëse vjehrra i bën padrejtësi nuses dhe djali i saj e kupton padrejtësinë e saj, nuk duhet të heshtë nga një gabim i tillë, por duhet të reagojë në përmirësimin e këtij gabimi, duke mos kaluar kufijtë ndaj nënës së tij, por duke e rrespektuar dhe duke e këshilluar atë. Thotë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): “Ndihmoje vëllaun tënd kur ai bën zullum dhe kur atij i bëhet zullum. Tha dikush: O i Dërguar i Allahut, e ndihmoj atë kur i bëhet zullum, por si ta ndihmoj kur ai bën zullum? Tha: Pengoje prej zullumit, dhe kjo është ndihma jote ndaj tij“. (Transmeton Buhariu)
Kështuqë muslimani çdo herë duhet të mundohet që t’i pengojë padrejtësitë në mesin e muslimanëve, qofshin ato padrejtësi edhe nga prindërit e tyre. Dhe rrespektimi i prindërve, nuk don të thotë heshtje ndaj mëkateve dhe padrejtësive të tyre.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami