Category: Thënie

Mendimi i mirë për dikë

Mendimi i mirë për dikë

Nëse ke mendim të mirë për dikë, shumë lehtë do ta arsyetosh, e nëse mendim të keq për të, shumë lehtë do ta fajësosh.

Bindjet e mia

Bindjet e mia

Bindjet e mia janë ato që haptas duken, dhe ato që qartë nga goja ime thuhen, e jo ato që nga të tjerët paramendohen, apo pa fakte fare mund të imagjinohen.

Zgjidhe të vërtetën

Zgjidhe të vërtetën

Tha: Hoxho, a duhet ndërmjet dy të këqiave të zgjedhim më të lehtën?! Thash: Jo. Leri të dy të këqiat dhe zgjidhe të vërtetën.

Tha: Hoxho ke ndryshuar

Tha: Hoxho ke ndryshuar

Tha: Hoxho, më duket diçka sikur ke ndryshuar.. Thash: Më duket paskam thënë diçka që s’të ka konvenuar!

Dijetarët nuk janë të pagabueshëm

Dijetarët nuk janë të pagabueshëm

Kurrë mos mendo se dijetarët dhe hoxhallarët janë të pagabueshëm. Por edhe kurrë mos mendo se gabimet dhe lëshimet e tyre i zbresin ata nga të qenurit dijetarë apo hoxhallarë.