15.Sa janë emrat e Allahut?

Sipas Ibn Hazmit dhe pak prej dijetarëve Allahu ka vetëm nëntëdhjetë e nëntë emra, duke u bazuar në hadithin në të cilin thotë Muhamedi (salallahu alejhi veselem): “Vërtetë Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një, kush i mëson ato do të hyjë në Xhenet”. (Buhariu dhe Muslimi)

Ndërsa sipas shumicës së dijetarëve, Allahu ka më shumë se nëntëdhjetë e nëntë emra, e që numrin e tyre nuk e di askush pos Tij. Ndërsa hadithi i cili i përmend nëntëdhjetë e nëntë, nuk ka për qëllim përkufizimin e emrave të Allahut por shpërblimin e atij që i mëson ato. Sikur të thotë dikush: “Unë kam kaq të holla për lëmoshë”. Fjala e tij nuk nënkupton se ka vetëm aq të holla, por nënkupton se aq janë të ndara prej tij për lëmoshë.

Këtë mendim e përforcon edhe hadithi në të cilin Muhamedi (salallahualejhiveselem) është lutur duke thënë: “O Allah, unë të lutem Ty me çdo emër që ke, me të cilin e ke emërtuar Veten Tënde, ose e ke zbritur në Librin Tënd, ose ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, ose e ke mbajtur të fshehtë në diturinë Tënde, bëje Kur’anin pranverë për zemrën time, dritë për gjoksin tim, largim të pikëllimit dhe ankthit tim”. (Ahmedi dhe Ibn Hibani dhe hadithi është i vërtetë)

Thotë Ibn Tejmijeh: Ky hadith canadadrugs24.com tregon se emrat e Allahut janë më shumë se nëntëdhjetë e nëntë. (Fetava 6/374)

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...