Tha: Hoxho ke ndryshuar
Tha: Hoxho, më duket diçka sikur ke ndryshuar.. Thash: Më duket paskam thënë diçka që s’të ka konvenuar!
Dijetarët nuk janë të pagabueshëm
Kurrë mos mendo se dijetarët dhe hoxhallarët janë të pagabueshëm. Por edhe kurrë mos mendo se gabimet dhe lëshimet e tyre i zbresin ata nga të qenurit dijetarë apo hoxhallarë.
Kush kundërshtohet më shumë?!
Jetojmë në një kohë, ku më shumë kundërshtohet ai që pi ujë me dorën e majtë, se sa ai që pi alkool me dorën e djathtë.
Nëse Ti o Zot nuk më falë..
Mendojnë njerëzit mirë për mua dhe më lavdërojnë me fjalë, ndërsa unë jam më i keqi i tyre nëse Ti o Zot nuk më falë.
Ku mbetën burrat?!
Mos pyet ku mbetën odat e burrave, por pyet njëherë a thua ku mbetën burrat?! Se odat e burrave edhe sikur të jenë, ato të zbrazëta asgjë nuk do të vlejnë.
Pëlqimi i vetvetes
Nëse për çdo hap ti vetes i bën fotografi, dhe e publikon atë që ta sheh çdo njeri, dhe pret sa pëlqime do të bëhen për ty, dije atëherë se vetveten ti e ke pëlqy.