A lejohet ta përshëndes për dore xhaxhain e babait apo të nënës?
Pyetje: A lejohet vajza ta pershendes per dore mixhen e babait te saj, gjithashtu edhe mixhen e nenes se saj?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Po, lejohet që vajza të përshëndetë për dore xhaxhain e babait apo xhaxhain e nënës së saj dhe ata janë të afërm për të, me të cilët nuk i lejohet martesa.
Shejh Ibn Uthejmini, pas pyetjes se: A lejohet që femra të zbulohet (të del pa shami) para xhaxhait të nënës apo dajës së nënës së saj, apo xhaxhait të babait apo dajës së babait të saj?
Thotë: Po.. sepse xhaxhai i babait tënd është xhaxhai yt dhe daja i babait tënd është edhe daja i yt. Gjithashtu xhaxhai i nënës tënde është xhaxhai yt dhe daja i nënës tënde është edhe daja yt. (Fetava Xhamiah lil Mer’etil Muslimeh 2/596)
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami