Mendo mirë për vëllaun tënd
Kishin qenë tre djem, dhe duke ecur rrugës e shohin një njeri duke gropuar në një qoshe të rrugës. Njëri prej tyre thotë: Ky sigurisht e ka vrarë dikënd, andaj edhe gropon që ta varrosë atë dhe mos ta sheh askush.
Tjetri thotë: Jo, por ky sigurisht ka ndonjë pasuri të madhe dhe me vlerë dhe dëshiron që ta fsheh atë nën tokë.
I treti thotë: Jo, asnjëri nuk ia keni qëlluar. Ky është ndonjë musliman i mirë dhe është duke hapur ndonjë pus, që udhëtarët kur të kalojnë të pijnë ujë.
Secili mendon për tjetrin, në bazë të asaj që e ka në brendinë e tij.
Mendo mirë për vëllaun tënd!
Përktheu: Hoxhë Omer Bajrami
www.omerbajrami.com