Category: Thënie

Kush është zbukurimi i xhamisë?!

Kush është zbukurimi i xhamisë?!

Zbukurimi i xhamisë s’është në mes llusteri, e as muret e saja të veshura nga mermeri, por zbukurimi i saj është xhemati i sinqertë, dhe kënaqësia që fitohet duke bërë ibadet.

Turpi dhe krenaria e gabuar

Turpi dhe krenaria e gabuar

Mos u turpëro nga ajo gjë me të cilën në realitet duhet të ndjehesh krenar, dhe mos u kreno me atë gjë me të cilën në realitet duhet të ndjehesh i turpëruar.

Gjendja jonë në mes vete

Gjendja jonë në mes vete

Më vjen të qajë kur e shoh në çfarë gjendje e kemi umetin, e pastaj në çfarë gjendje në mes vete e kemi muhabetin. Allahu na përmirësoftë të gjithëve. Amin Hoxhë Omer Bajrami

Nëse xhematin e llogarit myshteri

Nëse xhematin e llogarit myshteri

Nëse ti xhematin e llogaritë myshteri dhe xhelozon kur ata prezentojnë tek dikush tjetër, dije se daveti yt më shumë është biznes se sa thirrje për hirë të Allahut.