Çka më pengon në ligjeratë?


-Më pengon kur ti je afër dhe nuk prezenton në ligjeratë, për arsye të dobëta dhe të kota. Ndërsa unë për ty kam përgatitur një temë tërë ditën, apo tërë javën, apo tërë muajin.

-Më pengon kur ti prezenton në ligjeratë nga hatri im, apo hatri i shokëve, e nuk ke qëllim prezentimin për të shtuar imanin dhe njohuritë e tua fetare.

-Më pengon kur ti në ligjeratë nuk je i koncentruar. Shikon për rreth, qeshesh me dikënd, apo i mban sytë në telefon.

-Më pengon kur qëndron kokë ulur, përderisa koncentrimi vërehet duke e shikuar atë që flet në sy.

-Më pengon kur ti ze murin e xhamisë për t’u mbështetur dhe shtrirë këmbët, duke e lënë vendin dhe safin e parë të zbrazët.

-Më pengon kur del nga ligjerata dhe e shpërndanë atë që nuk e kam thënë, por shkaku i moskoncentrimit tënd, ke keqkuptuar.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...