Ti je shkaktar që ndihma e ummetit vonohet!
Me zemër të plagosur dhe me shpirt të ngushtuar isha duke i shikuar lajmet e muslimanëve, se si po sprovohen ditë pas dite dhe sprovë pas sprove. Duke m’u rrenqethur trupi nga gjendja që shihja më foli shpirti im duke më thënë: Ti je ai që po ia vonon ndihmën ummetit, bile ti je shkaku kryesor që muslimanët janë në këtë gjendje!
I thash: O shpirti im, si mund të thuash kështu?! Unë jam një rob i dobët, nuk kam as ushtri e as fuqi, dhe sikur të kisha urdhëruar, askush s’do të më kishte dëgjuar, edhe sikur t’i kisha këshilluar, askush s’do të ishte ndikuar…
Ma ndërpreu me të shpejt dhe më tha: Ti po i harron gjunahet tua, ti po i harron mëkatet tua që ia bën All-llahut dite e natë, ti po e harron pertacinë tënde ndaj urdhërave të All-llahut dhe lakminë tënde ndaj ndalesave të Tija.
I thash: Po pse, çka kam bërë unë që t’i vonohet ndihma gjithë ummetit?!
Më tha: O rob i All-llahut, vallahi nëse ulem dhe t’i numëroj të gjitha, do të na merr kohë të gjatë.
A je ti prej atyre që e falin namazin e sabahut me xhematë?
I thash: Po, ndonjeherë e fali, e ndonjeherë me ikë.
Më tha: Shiko pra dobësinë tënde! E si do te jeshë ti i fuqishem në xhihad kundër armikun tënd, kur ti e ke humbur luftën me veteveten së pari, luftën në te cilën nuk derdhet gjak, e as që humbet pasuri. Nuk mund të luftosh me veten disa minuta, që t’i falesh dy rekate për hir të All-llahut që të ka krijuar… E si mund të kërkosh kështu xhihad, kur ti je ai qe po të ikin namazet?!
Ti je ai që i ke humbë sunnetet dhe ke harruar kur e ke prekur Librin e Allahut, dhe e ke harruar përmendjen e Tij në mëngjes e mbrëmje. Ti je ai që nuk i ruan sytë nga të shikuarit haram, nuk i rrespekton prindërit, nuk i viziton të afermit. Si mund të kërkosh që të gjykohet me ligj të All-llahut në vendin tënd, kur ti nuk gjykon me atë ligj në vetvete, e as në shtepinë tende. Nuk ke frikë All-llahun për familjen tënde, nuk i thërret ata në udhëzim dhe në vepra të mira, e as nuk i ndalon nga veprat e liga.
Ia nderpreva duke i thënë: E çka ka lidhje kjo me vonimin e ndihmës?! A vonohet ndihma e gjithë ummetit për shkak të gabimeve të një personit?!
Më tha: Ahh… është mbushur dunjaja me qindra miliona si shmbulli yt. Të gjithë ata nuk i nënshtrohen All-llahut, as që ju frikësohen mëkatëve, e pastaj të gjithë kerkojnë ndihmë nga All-llahu duke thënë se në ummet ka njerëz më të mirë se ne. Ndërsa e vërteta e dhimbshme thotë se shumica e tyre janë njësoj, perveç atyre qe i ka mëshiruar Zoti i qiejve.
A nuk e din ti o rob i All-llahut se sahabet kur kanë kërkuar ndihmë, e ajo u është vonuar ndonjëherë, e kanë kuptuar se në ushtrinë e tyre gjendet një person që ka bërë mëkat. E çka mendon ti për ummetin, i cili është i mbushur me mëkate, të mëdhaja e të vogla?! A nuk po e sheh ti se çka po bëhet me ummetin në lindje e ne perendim?!
Filluan të me rrjedhin lotët nëpër faqe për herë të parë në jetën time. S’më ka shkuar mendja se unë si njeri që e dua All-llahun dhe Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], e dua Islamin dhe pjesetarët e tij, të jem shkak për humbjen e muslimanëve. Unë paskam qenë pjesemarrës në derdhjen e gjakut të muslimanëve. Ka qenë lehtë për mua t’ua le fajin kryetarëve dhe udheheqësve e t’i harroj gabimet e mia, e se kam kujtuar fjalën e All-llahut ku thotë: “All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, përderisa ata nuk e ndryshojnë vetveten e tyre.”
I thash shpirtit tim: Falënderimi i takon All-llahut, që të ka bërë shpirt qortues, e All-llahu është betuar në ty në Kur’an.
Çka po më këshillon?
Më tha: Fillo nga vetja yte, mos i le obligimet që i ke, fali namazet në kohë të vet, jepe zekatin, ke kujdes nga mosrrespektimi i prindërve, afroju All-llahut duke e praktikuar sunnetin. Kujto që buzeqeshja ndaj vëllaut është sadaka. Mos kërko praktikimin e sheriatit para se e praktikon në vehte dhe në familjën tënde! Mos e parashiko të ngritet flamuri i xhihadit përderisa je ai qe e humbë luftën me vetën tënde, dhe mos ua le fajin të tjerëve duke e harruar fajin tend, dhe mos harro që çdo mëkat që e ben, e ndihmon derdhjen e gjakut të muslimanëve!
E ngrita kokën i penduar tek All-llahu, i fshiva lotët nga fytyra dhe thash: O Zot, unë po pendohem tek Ti. Po pendohem dhe po e hapi një flet të re të ditarit të jetës sime. Po e filloj atë me dy rekate në këtë mes të natës dhe ma mundeso që të vazhdoj në to e të jetoj ashtu siç Ti je i kënaqur, e mos të jem shkak për vonimin e fitores!
Shkroi: Prof. Muhammed Abdul-Kerim
Përktheu: Hoxhë Omer Bajrami
www.omerbajrami.com