A lejohet përshëndetja e pleqëve apo e plakave për dore?

Pyetje: Esselamu alejkum hoxhe i nderuar. A lejohet me i pershendet per dore farefisin ose burra te huaj mbi 65 vjet?

Allahu te shperblefte me Xhennetin Firdeus. Amin   Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk lejohet përshëndetja e burrave të huaj për dore, edhe nëse janë të vjetër dhe në pleqëri. Gjithashtu nuk lejohet përshëndetja e burrave të cilët janë në të njëjtin fis, por që nuk janë prej të afërmve që ndalohet martesa me ta (si babai, vëllau, xhaxhai, daja, gjyshi, vjehrri, e kështu me rradhë).

Thotë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): “T’i shpohet ndonjërit prej jush koka me gjilpërë prej hekuri, është më mirë për të se sa të prekë një grua që nuk e ka të lejuar”. (Transmeton Taberani dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë – Sahihul Xhami’ 5045)

Kështuqë, në hadith nuk bëhet dallim (në lidhje me vendimin e përshëndetjes për dore) ndërmjet femrës së re dhe femrës që është plakë dhe ndërmjet mashkullit të ri dhe atij që është plak, por hadithi i përfshinë të gjitha moshat dhe në secilën prej tyre ka mëkat. (El-Meusuatul Fikhijeh 29/296)  (Edhepse mëkati i përshëndetjes së më të vjetërve, është më i lehtë).

Thotë Komisioni i përhershëm për fetva: Nuk i lejohet gruas plakë, e as grave tjera (të reja), të përshëndesin për dore ndonjë burrë të huaj. (Fatava 17/47)

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

You may also like...